Aktualitet

Vrasja e efektivit të FNSH-së, identifikohen dy autorët

Shkruar nga Liberale
Vrasja e efektivit të FNSH-së, identifikohen dy autorët

Burime jo zyrtare për A2 bëjnë me dije se Policia ka arritur që të identifikojë autorët e vrasjes së efektivit të FNSH-së Shkodër, Xhulio Prela. Burime pranë grupit hetimorë thonë se bëhet fjalë për dy persona të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Gjithashtu mësohet se vrasja e efektivit ka ardhur pas një konflikti të çastit.

Prela u vra në aksin Lezhë-Milot në zonën e Gajushit teksa i riu po kthehej nga Rinasi pasi kishte shoqëruar disa të afërm të tij. Atentatorët dyshohet se kishin ndjekur çdo lëvizje të tij, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka bërë të riun të ndalojë mjetin e tij tip Volkswagen.

Hetuesit mendojnë se Prelës i është bërë shenjë të ndalojë çka hedh dyshimet se ai ka pasur njohje me njërin prej atentatorëve, ndërsa plumbat e pistoletës i ka marrë nga një distancë e afërt.

Ndonëse ka tentuar të largohet ai ka lëvizur dhe disa qindra metra larg, por më pas ka humbur kontrollin duke përfunduar i vdekur në një parcelë pranë vendit ku u qëllua.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH