Aktualitet

Vladimir Putin prezantoi dje vaksinën antiCovid

Shkruar nga Liberale
Vladimir Putin prezantoi dje vaksinën antiCovid

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i vaksinës ruse kundër koronavirusit, që sipas presidentit Vladimit Putin ishte efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.

Presidenti rus shkroi në një postim që duket se mori vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska.

Por ditën e sotme agjensia e lajmeve “Fontanka” ka bërë të ditur se vaksina e koronavirusit të Vladimir Putinit është testuar mbi vetëm 38 persona dhe shkakton efekte anësore përfshirë dhimbjen e trupit si dhe enjtjen e tij.

Vaksina ruse u regjistrua pas vetëm 42 ditëve kërkim dhe efektiviteti i saj është i panjohur sipas agjenisë së lajmeve ruse.

Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’, pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’.

Rusia e ka bërë garën e vaksinës një çështje të prestigjit kombëtar që e nxjerr si një fuqi shkencore në arenën ndërkombëtare. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH