Aktualitet

Pas Turqisë, Rama, vizitë zyrtare në Greqi

Shkruar nga Liberale
Pas Turqisë, Rama, vizitë zyrtare në Greqi

Kryeministri Rama do jetë të premte për vizitë zyrtare në Athinë. Kjo vizitë e paralajmëruar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko turke.

Kryeministri Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi është pritur me një tjetër ceremoni edhe në muzeun ataturk ku ka zhvilluar homazhe. Pa bërë pushim, Rama nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Athinë.

Ky udhëtim nga Stambolli në Athinë vjen në një moment kur i gjithë rajoni është përfshirë në një diskutim që ka të bërë me delitimimin e ujërave në detin Mesdhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH