Sport

Vendimi i UEFA-s/ Shqipëri-Poloni nis me një minutë heshtje (arsyeja)

Shkruar nga Liberale
Vendimi i UEFA-s/ Shqipëri-Poloni nis me një minutë heshtje

Shqipëria do të përballet me Poloninë në sfidën më të rëndësishme kualifikuese Euro 2024. Por kjo ndeshje do të nisë me një minutë heshtje dhe këtë e ka vendosur shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

UEFA vendosur që ndeshja të nisë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që goditi Marokun.

“Mendimet e futbollit evropian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior të premten pasdite me magnitudë 7,2 të Rihterit. Mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH