Showbiz

Më në fund gjendet ushqimi që lufton diabetin! Duhen vetëm 85 gr

Shkruar nga Liberale

Disa studiues ndërkombëtarë kanë vërtetuar se kërpudhat kurojnë diabetin dhe patologji të tjera metabolike që lidhen me sheqerin. Nuk duhet shumë, mjaftojnë vetëm 85 gram në ditë.

Sipas studimit të një skuadre kërkimesh të udhëhequr nga Departamenti i Shkencave Veterinare dhe Biomedikale në Universitetin e Pensilvanisë një porcion prej 85 gram kërpudhash Champignon mund të na mbrojë nga diabeti.

Këto kerpudha modifikojnë biomën intestinale dhe favorizojnë rritjen e baktereve që janë të afta të rregullojnë nivelin e sheqerit në mëlçi.

Për të treguar efektet pozitive të kërpudhave Champignon janë zhvilluar disa eksperimente me minjtë duke u dhënë të njëjtën dozë ditore sikurse për njerëzit.

Nga analizat e florës bakterike del nje “boom” prodhimi të kolonive me baktere të llojit "prevotella" që rregullojnë nivelin e sheqerit në organizëm. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH