Aktualitet

Procedohet shefja e financës te Ujësjellësi në Librazhd, ja akuza

Shkruar nga Liberale
Procedohet shefja e financës te Ujësjellësi në Librazhd, ja

Një 35-vjeçare është proceduar penalisht në Librazhd, pasi duke ushtruar postin e shefes së financës pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve ka kryer veprën penale të “vjedhjes”.

Sipas policisë po procedohet shtetasja me iniciale, A.S. banuese në Librazhd.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:

A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH