Aktualitet

Gjendet në Korfuz trupi i pajetë, dyshohet se është shqiptar

Shkruar nga Liberale
Gjendet në Korfuz trupi i pajetë, dyshohet se është shqiptar

Në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi është gjendur një trup i pajetë i groposur.

Burimet nga policia thonë se qytetarët kalimtarë të rastit i kanë njoftuar sapo kanë parë trupin e të ndjerit.

Sipas mediave vendase, pranë trupit të pajetë u gjet një pasaportë e një shtetasi shqiptar, që besohet se i përket viktimës.

Policia greke thotë se shqiptari është raportuar i zhdukur që prej Prillit 2019.

Ende nuk janë bërë konfirmime zyrtare nga policia greke për identifikimin e viktimës/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH