Aktualitet

Iu vendos tritol në makinë, flet administratori i Vllaznisë

Shkruar nga Liberale
Iu vendos tritol në makinë, flet administratori i Vllaznisë

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici të cilit iu vendos një pako e dyshimtë me eksploziv poshtë mjetit, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu ka folur për mediat.

Lici tha se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij.

“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb kjo ngjarje. Do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, ka thënë Lici.

Burimi: News 24

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH