Sport

"Ju jeni pisa”, trajneri i Laçit rreh fëmijët pse humbën ndeshjen

Shkruar nga Liberale
"Ju jeni pisa”, trajneri i Laçit rreh fëmijët pse

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshje.

Teksa janë mundur, ish-trajneri i acaruar me lojtarët e tij, teksa i tregon se kush kishte fajet gjatë ndeshjes, fillon edhe të godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij. Në një moment, një nga lojtarët edhe ngrihet për të mos duruar më. Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të turpshme!

Kujtojmë se video është e disa kohëve më parë, ndërsa Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit U-17.

FJALA E ISH-TRAJNERIT:

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH