Globi

Spanja thyen rekordin e Italisë për numrin e të vdekurve në një ditë

Shkruar nga Liberale
Spanja thyen rekordin e Italisë për numrin e të vdekurve në

Situata vijon të mbetet kritike në Spanjë, pasi numri i viktimave vijon të rritet.

Ditën e sotme janë raportuar 932 persona të vdekur, duke shënuar kështu numrin më të lartë të personave të vdekur në Europë, duke ia kaluar Italisë e cila numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë e ka pasur 912.

“Numri i rasteve totale të konfirmuara me koronavirus është 117,710. Kemi regjistruar brenda 24 orëve 932 të vdekur, 10.935 viktima që nga fillimi i epidemisë. Lajmi i mirë është që 30.513 persona janë shëruar tashmë, gati 4,000 më shumë se një ditë më parë me një rritje prej 14%", tha drejtoresha e Emergjencave, Maria Jose Sierra./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH