Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë/ Plagoset shoferi

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë/ Plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit që përfundoi jashtë rruge.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se makina ka devijuar nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr edhe kujdes mjekësor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH