Aktualitet

Zef Deda del me duartrokitje nga teatri "Migjeni", përlotet i biri: Baba, burrë dhe artist i jashtëzakonshëm

Shkruar nga Liberale

Me duartrokitje drejt amshmit! Kështu është përcjellë për në banesën e fundit mjeshtri i humorit Zef Deda, nga kolegët, miqtë dhe familjarët e tij.

Pas mbylljes së homazheve në teatrin e Shkodrës "Migjeni", Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës për babanë e tij dhe ka kërkuar duartrokitjet e fundit nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë.

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjyqtar i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua të falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, e mbylli fjalën e tij Julian Deda.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH