Aktualitet

Të shtëna me armë, plagoset një person në Durrës

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë, plagoset një person në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa ka pasur të shtëna me zjarri.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një sherr për motive të dobëta ai që ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH