Aktualitet

Rama: Shumë shpejt çelet spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT

Shkruar nga Liberale
Rama: Shumë shpejt çelet spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT

Në fillimin e vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të jetë i pranishëm në Universitetin e Mjekësisë, ku dha lajmin se shumë shpejt pritet të hapet edhe spitali i ri i Kirurgjisë.

“Dashuria për njerëzimin është një marrëdhënie jo e lehtë. Pasi ju e dini shumë mirë se nga mjeku kërkohet që të bëhet mrekullira. Dhe kur nuk janë të mundshme, ajo i kthehet mjekut që duhet të përballojë stres dhe kosto morale jo të vogël me njerëzit. Për më tepër në vendin tonë ku ju e dini se sa e vështirë është vendosja e një raporti të shëndetshëm mes mjekut dhe pacientit. Mbetet baza e patundur e këtij universiteti që është eksperienca e shumë viteve. Së shpejti çelet dhe spitali i ri model i Kirurgjisë. Ku komponent i rëndësishëm është ndërveprim me universitetin. Ai spital do të vendos standard të ri shëndetësor në vend. Do të shërbejë për të motivuar të gjitha trupën dhe për të lehtësuar kalimin e dijes dhe eksperiencës tek më të rinjtë”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH