Aktualitet

Sherr i përgjakshëm në disko, plagoset rëndë 24-vjeçari shqiptari

Shkruar nga Liberale
Sherr i përgjakshëm në disko, plagoset rëndë

Një sherr i madh ka shpërthyer në diskotekën La Grotta di Artegna në provincën e Udine në Itali. Rreth orës 2 të natës, se paku 10 persona u përfshinë në një sherr që degjeneroi në dhunë dhe gjak.

Sipas mediave italiane, nga fjalët sherri degjeneroi në ofendime të renda e më pas dhunë, shishe kokës dhe sende të tjera të forta. Një shqiptar, 24 vjeçar me banim në Friuli, u godit në kokë me një shishe qelqi dhe u transportua në spitalin e zonës, me dëmtime të renda, çarje të thella në kokë.

Tre persona, një punëtor shqiptar që banon në Tavagnacco, një punonjës 20-vjeçar nigerian dhe një picajol 26-vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare, u arrestuan nga policia.

Para arrestimit, të rinjtë u mjekuan në spital nga personeli shëndetësor për shkak të dëmtimeve të shumta dhe plagëve që kishin marrë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH