Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë kreu i klanit "Duka"

Shkruar nga Liberale

Leonard Duka, i njohur si kreu i klanit "Duka” dhe një prej kundërshtarëve të Ervis Martinajt është arrestuar në Belgjikë, falë operacionit policor të koduar “Provinca”.  Duka, akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se 37-vjeçari është kapur në një provincë të Brukselit.

Shtetasi L. D. ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal”, citohet nga njoftimi i policisë.

Arrestimi i tij erdhi falë bashkëpunimit të Fast Albania me Fast Belgjikën, ku pas shkëmbimit të informacionit u mësua se i shumëkërkuari fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

[caption id="attachment_1328789" align="alignnone" width="800"] Viktima Santiago Malko[/caption]

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.

Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Pas kësaj ngjarje të rëndë Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

Për vrasjen e Malkos u shpallën në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”.

Ndërkohë në pranga ra Blendi Teta./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH