Arte

Sadije Berisha nxjerr foton e martesës së parë

Shkruar nga Liberale
Sadije Berisha nxjerr foton e martesës së parë

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sadije Berisha është kthyer pas në kohë dhe flet për martesën e saj të parë, që e quan një dasmë tradicionale, myslimane-shqiptare.

Ajo thotë se burrin nuk e njihte por se kishte shkuar tek ai e virgjër ashtu siç e donte tradita. Deri në atë kohë asaj nuk i kishin lejuar as të priste flokët.

Prej martesës së parë, Sadija thotë se i ka mbetur kujtim kjo foto e shkrepur nga kushëriri i saj Fadil Berisha.

Shprehimisht ne statusin e saj ajo thotë

Nëna ime më dha disa fotografi shumë të vjetra… me ktheu në korsinë e kujtesës …..

Kjo do të dukej një martesë tradicionale, me shkuesi (myslimano-shqiptare) në ditët e sotme.

Unë isha një 20 vjeçare e virgjër, me flokë të gjatë (nuk me kishin lejuar kurrë t’i prisja ato) flokët e mija kishin arritur deri tek gjunjët në moshën 20-vjeçare. Kjo është fotoja e parë e shkrepur nga kushëriri im Fadil Berisha

Unë u martova me një njeri që nuk e njihja.

E qeshura nuk ishte e lejuar për nusen në atë kohë, por…pastaj në rrethana të tilla kush do të donte të qeshte? ?1988 New Jersey (SHBA)”,- kujton Sadija./ Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH