Aktualitet

Rama premton rritje page për mësuesit

Shkruar nga Liberale
Rama premton rritje page për mësuesit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mësuesit që kanë dhënë mësim online gjatë pandemisë, u shpreh se me buxhetin e ri do të ketë rritje page për mësuesit dhe mjekët.

Për mësuesit që kanë dhënë mësim online, kryeministri Rama u shpreh se meritojnë shumë më shumë.

Për mjekët dhe për mësuesit duhet të bëjmë një sforco të madhe. Kështu që shumë shpejt ne do të konkludojmë lidhur me këtë dhe nga ana tjetër jemi duke menduar një sistem të vlerësimit të meritës së mësuesve gjë që po e analizojmë dhe me shumë gjasë nga sezoni i ardhshëm shkollor do të mund të jemi gati të themi si do të funksionojë ky sistem, ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen edhe financiarisht ndryshe. Kjo do të bëjë që mësuesit më të mirë të vlerësohen dhe nga ana tjetër konkurrenca të motivohet më shumë.

Sidoqoftë për të gjithë mësuesit ne duam që të bëjmë ashtu si dhe për mjekët një rritje të re të pagave dhe besoj që kjo do të bëhet shumë shpejt me buxhetin e ri dhe besoj se është më shumë sesa e merituar për të gjithë në tërësi. Ndërsa për ju në veçanti meritoni shumë më shumë se kaq dhe do mundohemi të bëjmë më shumë sesa për tërësinë”, tha Kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH