Aktualitet

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” shkon në KQZ/ A ka kryer Berisha vepër penale? Flasin për Liberale.al ekspertët Kristaq Kume dhe Rezart Kthupi

Shkruar nga Liberale

Reldar Dedaj

Mundësitë janë pothuajse zero që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të pranojë në formën e depozituar koalicionin nën siglën “Bashkë Fitojmë”, i cili së bashku do të shohë të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit, katër forca politike.

Pjesë e këtij koalicioni janë Partia e Lirisë, Partia Demokristiane, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Ky subjekt i fundit politik, mund të jetë arsyeja se pse i tillë, koalicioni nuk ka gjasa të marrë miratimin e komisionerit për të qenë pjesë e procesit zgjedhor.

Pse?

Gjithçka lidhet me çështjen e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Komisioneri Ilirjan Celibashi nuk regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, pjesën ku kryetar i pretenduar është Sali Berisha, i cili në vetvete ka treguar se ka shumicën e Partisë Demokratike dhe elektoratit me vete. Aktualisht, kjo çështje ndodhe për shqyrtim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.

Pavarësisht kësaj, në regjistrin themeltar të partive politike pranë Gjykatës së Tiranës, juridikisht njihet vetëm PD-ja me kryetar legjitim, Lulzim Bashën, e cila me dorëheqjen e këtij të fundit një vit më parë nga drejtimi i partisë, ka mbetur në dorë të grupimit të Enkelejd Alibeajt, i cili në vetvete pretendon se është kryetar i komanduar. Për këtë arsye, Sali Berisha, nga ligji, nuk njihet si kryetar i demokratëve dhe kësisoj, ai nuk është drejtues i forcës së djathtë politike.

Mirëpo, në kërkesën e dorëzuar për koalicionin “Bashkë Fitojmë” nga ana e Partisë së Lirisë, shkruhet qartësisht se pjesë e koalicionin është edhe PD-ja. Në shkresën e kësaj të fundit, janë përdorur të gjitha simbolet e partisë dhe në fund firmën e Berishës dhe një vule të PD-së, gjë që nuk i takon këtij grupimi, pasi nuk ka legjitimitet për këtë akt. Në dokumentacionin e dorëzuar në KQZ, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, përcillet edhe si drejtuese politike e këtij koalicioni.

Për z.Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ-së, duke qenë se ende nuk ka përfunduar procesi i kërkesës së bërë për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor Partia Demokratike e Shqipërisë nga Sali Berisha, kërkuesit për formimin e koalicionit e kanë përfshirë edhe PD-në brenda, sepse në qoftë se nesër, p.sh, supozojmë se do regjistrohet si subjekt zgjedhor, ata s’do kishin më mundësi ta bënin këtë gjë, pasi ka mbaruar afati për regjistrimin e kërkesave për koalicione.

[caption id="attachment_1337363" align="alignnone" width="618"] Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ-së[/caption]

Kjo do të thotë se vendimi që do të marrë pastaj Celibashi për regjistrimin e koalicioneve duhet ta marri pasi të ketë përfunduar procesi për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore. Pra, pasi të jetë trajtuar ankesa e bërë nga Sali Berisha në KAS dhe nëse KAS-i do të marrë një vendim që nuk do të jetë dakord Sali Berisha, ky i fundit do ta cojë çështjen në Kolegjin Zgjedhor dhe vetëm pasi të shprehet Kolegji Zgjedhor, në varësi të vendimit që ai do të marrë, pra, nëse do të regjistrohet apo jo PD-ja me kryetar Sali Berishën si subjekt zgjedhor do të vendosë edhe Celibashi, nëse do të jetë apo jo PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha si anëtare e koalicionit. Sepse, Kodi Zgjedhor thotë “partitë politike që janë subjekte zgjedhore mund të garojnë në koalicion”, tha Kume për Liberale.al.

Ndryshe e sheh një çështje të tillë avokati i Partisë Demokratike në KQZ, z.Rezart Kthupi. Ai gjykon se me paraqitjen e kërkesës me nr. Protokolli 143, datë 15.03.2023, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari në bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit të formularëve, vulave dhe stampave parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, nëpërmjet deklarimit të të dhënave të rreme përpara organit shtetëror të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

[caption id="attachment_1337367" align="alignnone" width="634"] Rezart Kthupi, avokat i PD-së në KQZ[/caption]

Kthupi thotë se nëse komisioneri Celibashi nuk bën kallëzim në Prokurori do kryejë edhe ai veprën penale të moskallëzimit të krimit, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Partia Demokratike e Shqipërisë, regjistruar me urdhrin numër 12, datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë, e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk ka shfaqur vullnetin, nuk ka hyrë dhe as nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje koalicioni me partitë e listuara në kërkesën numër 143, datë 15.03.2023 të depozituar në KQZ. Për pasojë çdo informacion në këtë kërkesë lidhur me Partinë Demokratike të Shqipërisë është i rremë”, tha ai, për Liberale.al.

Një ngërç i tillë ndodhi edhe në vitin 2022 në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku Berisha kërkoi të garonte në gjashtë bashki të vendit me Lëvizjen Socialiste për Integrim në koalicion. Së bashku me to, ishte edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës (kjo e fundit i shpëtoi sa i takon regjistrimit).

Në argumentimin e asaj kohe nga komisioneri Celibashi, ishte e pamundur që në koalicion, pavarësisht se Berisha kishte bërë kërkesën, të figuronte edhe Partia Demokratike si pjesë e grupimit. Kjo, edhe për faktin se paralelisht, në ato zgjedhje, si PD ishte regjistruar grupimi i Alibeajt, legjitim sërish në atë kohë për të përdorur siglat dhe vulën e forcës politike./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH