Aktualitet

Infermierja me Covid-19, futet në karantinë reparti i gjinekologjisë

Shkruar nga Liberale
Infermierja me Covid-19, futet në karantinë reparti i

Përvec rritjes së numrit të infektuarëve në Shqipëri, është shtuar edhe numri i të prekurve nga bluzat e bardha. Koronavirusi ka hyrë edhe në spitalet e Elbasanit.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se një prej katër personave të prekur në Elbasan, është një infermiere.

Mësohet se është pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH