Globi

Masat anti-Covid/ Protesta masive në Londër, Berlin e Madrid 

Shkruar nga Liberale
Masat anti-Covid/ Protesta masive në Londër, Berlin e Madrid 

Një tjetër fundjavë protestash kundër shtrëngimit të masave ndaj koronavirusit. Në Londër, demonstruesit shprehen se menaxhimi i pandemisë është kthyer në një tirani.

Në fund të muajit shtator, Mbretëria e Bashkuar shtrëngoi masat për të parandaluar përhapjen e infeksionit duke ndaluar grumbullimin e më shumë se gjashtë njerëzve, mbylljen e hershme të restoranteve dhe pubeve si dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave në bare.

Protestuesit shprehense numri i tyre do të rritet githnjë e më shumë dhe demonstratat nuk do të ndalen.

Ndërkohë në Berlin, skeptikët kanë nisur marshin e heshtur në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Nga kjo e shtunë në kryeqytetin gjerman nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se pesë njerëz nga familje të ndryshme në ambiente të mbyllura ndërsa baret dhe restorante do të mbyllen nga ora 11 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Edhe në kryeqytetin spanjoll dhe disa qytete të tjera të vendit ka patur protesta kundër gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria Sanchez një ditë më parë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid edhe pse Gjykata Supreme u shpreh kundër këtyre masave që i vlerësoi në shkelje të lirive themelore të qytetarëve.

Sipas Universitetit John Hopkins, Spanja aktualisht renditet vendi i katërt në botë për shkallën më të lartë të vdekjeve nga COVID-19.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH