Aktualitet

Projekt-rezolutë në Kongresin amerikan për të për të mbijetuarën e luftës seksuale në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Projekt-rezolutë në Kongresin amerikan për të për

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Colin Allred paraqiti në Kongres të martën një projekt-rezolutë për të nderuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Allred është përfaqësues i shtetit të Teksasit dhe zonja Krasniqi-Goodman është banore e këtij shteti. Ai e paraqiti projekt-rezolutën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili pas shqyrtimit do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Jam shumë i frymëzuar nga guximi i Vasifjes për të ndarë historinë e saj të dhimbshme së saj pikëlluese dhe për të hedhur dritë mbi realitetin e dhunës seksuale të kryer nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës së Kosovës," tha zoti Allred.

"Njoftimet për dhunën seksuale që ndodhin në Ukrainë janë një kujtesë e qartë se nuk duhet t’i harrojmë tragjeditë e së kaluarës dhe të hedhim dritë mbi historitë e të mbijetuarve që të mund të punojmë për identifikimin e përgjegjësisë dhe të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Kjo është arsyeja pse kjo rezolutë është kaq e rëndësishme dhe pres me padurim të punoj që ajo të mbështetet dhe miratohet nga e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve”, tha zoti Allred në një deklaratë.

Krasniqi tha se paraqitja e projekt-rezolutës që dënon përdhunimin si armë lufte dhe thekson nevojën për drejtësi dhe vënie para përgjegjësisë, është një moment krenarie për të si edhe për “20,000 të mbijetuarit e krimeve të luftës seksuale në Kosovë dhe në mbarë botën”.

"Unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës (anëtarit të Kongresit Allred) dhe bashkë-sponsorizuesve të (projekt-rezolutës) që po ngrenë zërin në mbështetje të të mbijetuarve dhe kërkesës sonë për drejtësi. Çdo hap në luftën tonë u jep shpresë të tjerëve dhe i inkurajon ata të ngrihen dhe të vazhdojnë luftën”, tha ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH