Aktualitet

Policia Rrugore paralajmëron shoferët dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Shkruar nga Liberale
Policia Rrugore paralajmëron shoferët dhe kërkon ndihmën e

Duke pasur parasysh aksidentet e fundit autombilistike, Policia Rrugore ka paralajmëruar qytetarët që kenë më shumë kujdes, pasi do të bëjë çdo gjë të mundur për rritjen  e sigurisë rrugore.

Më tej, policia kërkon ndihmën qytetarëve që të jo vetëm të respektojnë rregullat, por edhe të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje.

Njoftimi i policisë

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, për të arritur i sigurt në destinacion.

Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Policia Rrugore duke përdorur mjete dhe punonjës civil e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesëve të rrugës, nga të cilat, 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.

Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, ciklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë.

#SiguriaRrugoreDetyrëeTëGjithëve/Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/policiarrugorezyrtare/videos/2437488753156138/?t=2

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH