Aktualitet

Plas sherri mes policisë dhe banorëve të Laknasit

Shkruar nga Liberale
Plas sherri mes policisë dhe banorëve të Laknasit

Në Laknas ende vazhdon konflikti mes policisë dhe banorëve të zonës të cilët janë ngritur në një protestë për mbrojtën e zonës së pyllëzuar në afërsi të banesave të tyre.

Ata nuk lejojnë që firma të ndërhyjë për të bërë shpyllëzimin e zonës për të ndertuar një thertore.

“S’keni për të parë ditë me sy, Nuk do ju lejojmë ore. Mos shtyni ore. E mbyte atë zonjën ore. Largohuni“, këto janë disa nga thirrjet e banoreve.

Ndërkohë, gjatë konfliktit një grua ka humbur ndjenjat, ndërsa një tjetër është transportuar drejt spitalit./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH