Aktualitet

Transportonin klandestinë nga pikat kufitare, arrestohen 4 persona

Shkruar nga Liberale
Transportonin klandestinë nga pikat kufitare, arrestohen 4 persona

Janë arrestuar 4 persona nga policia kufitare në bashëkpunim me Policinë e Korçës, në saj të operacionit "Vishotica”.

Autorët ishin shtetasit: O.Z, 30 vjeç, banues në Tiranë, F.S., 39 vjeç, banues në Tiranë, I.T., 47 vjeç, banues në Korçë  dhe E.R., 49 vjeç, banues në Korçë.

Sipas njoftimit të policisë personat më sipër transportonin klandestinë nga pika kufitare Korçë, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 200 euro secilit.

Policia po vazhdon hetimet për persona të tjerë të përfshirë, provat materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH