Aktualitet

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Liberale

Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen. Sipas tij, edhe këtë javë do të përjetojmë ditë të bukura vjeshte me diell

"Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare. Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.

Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë", thuhet në njoftimin e SHMU./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH