Globi

Çeki, rritet numri i të infektuarve: rikthehet ora policore

Shkruar nga Liberale
Çeki, rritet numri i të infektuarve: rikthehet ora policore

Si pasojë e rritjes së shpejtë dhe të papritur të të prekurve nga COVID-19, Çekia detyrohet të vendosë si masë parandaluese orën policore nga 21:00 deri në 05:00. Gjatë dy javëve të fundit qeveria ka shtuar kufizimet tre herë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Ky detyrim pritet të qëndrojë në fuqi deri me 3 nëntor, ku të dielave gjithçka duhet të jetë e mbyllur, me përjashtim të pikave të karburantit, farmacive ose dyqaneve në stacionet e trenit dhe pikat e tjera të udhëtimit. Dyqanet me pakicë që ende funksionojnë nën kufizimet aktuale duhet të mbyllen deri në orën 20:00.

Rastet janë rritur në mënyrë drastike, mbi shifrën 12,000 ne ditë, gjë që do të ngarkojë dhe më shumë kapacitetet spitalore. Roman Prymula, Ministri i Shëndetësisë i Çekisë, u shpreh se masat e ndermarra deri tani akoma nuk kishin arritur të ulnin shkallën e infeksionit.

Republika Çeke ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër vendet që ka pasur normat më të shpejta të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me 1,324 raste për 100,000 banorë, duke arritur në total shifrën prej 268,370 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH