Aktualitet

Nikoll Lesi: Henri Çili pjesë e luftës politike, kritikoi qeverisjen

Shkruar nga Liberale
Nikoll Lesi: Henri Çili pjesë e luftës politike, kritikoi

Gazetari Nikoll Lesi ka reaguar në lidhje me ndalimin e kolegut të tij, Henri Çili. Ai thotë se Henri Çili është një nga analistët më të mirë të vendit dhe se e ka pasur gazetar te "Koha Jonë".

Ndërsa thekson se "dua të besoj se është pjesë e luftës politike, aq më tepër që Çili kritikoi qeverisjen".

"Akoma s’dua ta besoj se Henri Çili është përzier në çështje të shkeljeve të ligjit, por dua të besoj se është pjesë e luftës politike, aq më tepër që Çili kritikoi qeverisjen.

Henri Çili është një nga analistët më të mirë të vendit dhe unë e kam pasur gazetar në të madhen KOHA JONE.

Shpresoj se Çili duhet të flas në seancën gjyqësore për të treguar të vërtetën e arrestimit.

Po përdoren dy standarde, duke e krahasuar me Vangjush Dakon, i cili as u ndalua e as u arrestua e madje as nuk u hetua", thotë Nikoll Lesi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH