Arte

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘‘Marubi’’, gati për në UNESCO

Shkruar nga Liberale
Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘‘Marubi’’,

Prej gati 2 vitesh, studiues e ekspertë po bëjnë gati një dosje për të kërkuar që muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” të jetë pjesë e trashëgimisë në UNESCO.

Kjo është një punë kolosale që ka marrë 2 vjet dhe kalon disa faza rishikimesh, por kemi përmbyllur të gjithë praktiken e hartimit, dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë”, ministrja Margariti nga Shkodra, nga vizita në muzeun kombëtar të fotografisë.

Vetëm drejtuesi i këtij institucioni, Luçian Bedeni është treguar shpresëplotë për kualifikimin e dosjes dhe mbërritjen e një përgjigjeje pozitive nga UNESCO.

Xhubleta shqiptare është një tjetër dosje që ashtu sikurse edhe pasuria e Marubit do të vlerësohet nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH