Aktualitet

Dëbora zbardh Dibrën, mungesë energjie në disa njësi

Shkruar nga Liberale
Dëbora zbardh Dibrën, mungesë energjie në disa njësi

Dëbora ka mbuluar edhe Dibrën dhe si pasojë janë bllokuar rrugët rurale si dhe ka mungesë energjie në disa njësi të këtij qarku.

Në zonat e thella lartësia e dëborës arrin në 60 cm si Lurë, Kalaja e Dodës, Arras, Trebisht dhe në disa fshatra të Njësisë Zerqan.

Edhe pse nuk ka lëvizje të shumta për shkak të koronavirusit, në rrugën nacionale Milot-Peshkopi janë 8 borëpastruese që po punojnë për pastrimin e rrugës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH