Aktualitet

Monica Bellucci gjen dashurinë, kush është burri që i ka rrëmbyer zemrën

Shkruar nga Liberale

Monica Bellucci duket se ka gjetur dashurinë në fytyrën e Tim Burton. Një publikim ekskluziv i revistës Paris Match, i cili ka siguruar një foto të përbashkët të aktores me regjisorin, zbulon romancën e tyre.

Në foto, ata mund të shihen duke ecur me shpejtësi nëpër rrugët e Parisit. Botimi francez flet për “dashuri me shikim të parë”. Edhe pse të dy ishin takuar për herë të parë në Kanë në vitin 2006, fati i bashkoi tani.

Sipas raportit, të dy u afruan më shumë në Festivalin e Filmit Lumiere në Lyon, ku Tim Burton mori çmimin nga duart e aktores mahnitëse. Gjithashtu raportohet se ata kanë qenë bashkë për katër muajt e fundit.

Detaje të tjera rreth romancës ende nuk janë zbuluar, me dy yjet që presin publikimin e revistës të enjten, më 23 shkurt për të zbuluar se çfarë po ndodh mes tyre.

Vitet e fundit, ata të dy kanë qenë beqarë, ku Monica Bellucci u divorcua nga artisti Nicolas Lefebvre në 2019 dhe Tim Burton u divorcua nga Helena Bonham Carter në 2014. Edhe pse pas prishjes së martesës me aktoren, pati një lidhje tjetër, ajo nuk zgjati shumë.

Ata të dy kanë pasur fëmijë. Monica Bellucci ka dy vajza nga martesa me Vincent Cassel dhe Tim Burton ka dy djem me Helena Bonham Carter./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH