Aktualitet

Koronavirusi/ Manastirliu: Edhe 5 mjekë dhe infermierë të shëruar

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi/ Manastirliu: Edhe 5 mjekë dhe infermierë të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se edhe 5 personel shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Me një postim në Facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare.

Me 15 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me koronavirusin. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/919835115139206/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH