Showbiz

Mirela Kumbaro flet për herë të parë për incidentin në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Mirela Kumbaro flet për herë të parë për incidentin

Deputetja Mirela Kumbaro u pyet këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, në lidhje me incidentin e javës së kaluar në parlament, kur një kopsë këmishe e saj mori vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Ish-Ministrja e Kulturës tha se kur mediat përpara sesa të japin lajmet të cilat vërtetë i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete, ajo nuk ka asnjë lloj kompleksi, asnjë lloj problemi, thjeshtë e bën të qeshë dhe e injoron.

"Në radhë të parë unë jam kundër çdo lloj, ju e quajtët “lajm”, por do të më lejoni t’ju korrigjoj, është vetëm një banalitet, por po të ishte vetëm një banalitet nuk do të ishte problem, kur këto bëhen seksiste dhe bëjnë objekt të debateve të diskutimit, gratë, qofshin këto moderatore si ju, gazetare, politikane, apo artiste, dëshmojmë ende për një nivel shumë të ulët të emancipimit në radhë të parë të mediave. Mua më erdhi mirë që atë ditë pati shumë portale që u morën me fjalën time, sikurse u morët edhe ju me faktin që duhen hapur muzetë, me problemet e artistëve, me shqetësimet e librit, me kërkesën që unë bëra për të ulur tatimin mbi të ardhurat e artistëve, për t’i lehtësuar ata. Por natyrisht që më pas banaliteti dhe mediokriteti është ende për fat të keq një virus shumë i rëndë, i cili nuk ka për të dalë me karantinën, do të na duhet një luftë e gjatë emancipimi për të luftuar ndaj këtyre qëndrimeve. Që një pjesë mediokre të merret me to, sigurisht na duhet të bashkëjetojmë me mediokritetin, por kur pastaj mediat përpara sesa të japin lajmet të cilat vërtetë i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete, unë nuk kam asnjë lloj kompleksi, asnjë lloj problemi, thjeshtë më bën të qesh. Mendoj që…e injoroj, kaq", tha Kumbaro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH