Aktualitet

Miratimi i ligjit për simbolet kombëtare në Mal të Zi, reagon Meta

Shkruar nga Liberale
Miratimi i ligjit për simbolet kombëtare në Mal të Zi,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se ky ligj u garanton pakicave kombëtare të drejta dhe liri zgjedhje të përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Presidenti, kujton se ky ligj priste miratimin që prej vitit 2017, por pas miratimit në Kuvend, ai u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Reagimi

Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH