Aktualitet

Rama propozim Metës: Emëro Ahmetajn ministër për Rindërtimin

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot Arben Ahmetajn si ministër për Shtetin për Rindërtim.

Propozimi i publikuar nga kreu i qeverisë në Twitter, i është nisur presidentit Ilir Meta.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit?", shkruan kryeministri.

Ky vendim vjen pas tërmetit tragjik i cili mori jetën e 51 personave, që la pas qindra të plagosur e shumë shtëpi të rrënuara. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH