Globi

Minishengen/ Vuçiç zbulon telefonatën me Ramën dhe Zaevin

Shkruar nga Liberale
Minishengen/ Vuçiç zbulon telefonatën me Ramën dhe

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Telefonata mes tyre është zhvilluar në lidhje me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

Më herët, Vuçiç tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas edhe me vendet e tjera.

Samiti i parë midis tre liderëve u mbajt në Novi Sad të Serbisë, më 10 tetor, me ç’rast ata nënshkruan një deklaratë e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Takimi i ardhshëm do të mbahet në Ohër, më 10 nëntor./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH