Globi

Media e huaj: Princi Charles pranoi një valixhe me 1 milion euro nga sheiku

Shkruar nga Liberale
Media e huaj: Princi Charles pranoi një valixhe me 1 milion euro nga sheiku

Sunday Times raporton se Princi i Uellsit ka pranuar një valixhë që mbante një milion euro nga një ish-kryeministër i Katarit.

Media e huaj thotë se, ky ishte një nga tre donacionet e Sheikh Hamad bin Jassim, që në total bënin tre milionë euro.

Clarence House tha se, donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej bamirësive të princit dhe u ndoqën të gjitha proceset e duhura. Ndërkohë që nuk ka asnjë fakt, nëse pagesat ishin të paligjshme.

Sipas Sunday Times, Princi Charles i mori tre donacionet personalisht nga ish-kryeministri gjatë viteve 2011-2015. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH