Aktualitet

Kërcënoi kolegen me sms, ironizon gazetari: Faleminderit të gjithëve!

Shkruar nga Liberale

Gazetari Sadik Sejdinaj ka reaguar me një postim në "Facebook" pasi u ndalua nga policia me akuzën se ka kanosur përmes telefonit kolegen e tij, ku i kërkonte që të lidheshin bashkë.

“Nuk jam arrestuar. U shoqërova ne polici për te sqaruar detajet e këtij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqësisht beri hatane. U ndjeva tmerrësisht keq kur koleget e mi ne polici kishin shpërndarë një deklaratë për mediat se jam shoqëruar ende pa me bere asnjë lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qëndron puna? Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten për te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emër e mbiemër. Faleminderit te gjithëve!”, shkruan i riu. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH