Aktualitet

Marrëveshja bërthamore, SHBA dhe Korea e Veriut rinisin bisedimet

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja bërthamore, SHBA dhe Korea e Veriut rinisin bisedimet

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut kanë mbërritur në Suedi për të rinisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme bërthamore.

Bisedimet do të zhvillohen në ishullin Lidingo, në periferi të Stokholmit, ku pritet të takohen Përfaqësuesi Special i SHBA-së, Stephen Bjegun dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.

Kujtojmë se samiti i fundit midis presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-un përfundoi pa marrëveshje. Edhe pse të dyja palët deklaruan se janë të gatshme për vazhdimin e negociatave, prej atëherë nuk ishte shënuar asnjë progres.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH