Sport

Manchester City përjashtohet për 2 vite nga Liga e Kampionëve

Shkruar nga Liberale
Manchester City përjashtohet për 2 vite nga Liga e Kampionëve

UEFA ka përjashtuar Manchester City nga Liga e Kampionëve, për shkak se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit.

Ky dënim do të vihet në zbatim që nga sezoni i ardhshëm. Përveç përjashtimit, klubi duhet të paguajë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh.

Siti u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i UEFA-s se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre. Kjo vjen pas fakteve të publikuara nga revista gjermane 'Der Spiegel' në nëntor të 2018.

“Qytetarët”, pritet të apelojë kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit për sportin (KAS). Sa i përket sezonit aktual ata do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre është Real Madrid./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH