Aktualitet

Shau gazetarët, Manastirliu shkarkon burrin e zv.ministres

Shkruar nga Liberale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar sot Drejtorin e Shërbimit Parësor, Aurel Voda njëkohësisht edhe bashkëshorti i zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda,

Disa ditë më herët Aurel Voda ka shpërthyer me një fjalor banal kundër gazetarëve dhe portaleve online që kanë raportuar edhe më herët gjuhën e tij të papërshtatshme kur shkruante se “nuk plaste k*ri për negociatat”.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë", ka shkruar Manastirliu në Twitter./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH