Aktualitet

Deputeti: Listat e hapura qërojnë parazitët e lëpirësit nga politika

Shkruar nga Liberale
Deputeti: Listat e hapura qërojnë parazitët e lëpirësit

Në kuadër të Reformës Zgjedhore, Deputeti Myslim Murrizi ka përshëndetur faktin që po shtohen zërat në politikë që kërkojë lista të hapura për deputetët.

Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të zgjedhe populli dhe jo kryetarët e partive.

Murrizi shton më tej në një postim në rrjetet sociale, se listat e hapura do të qërojnë nga politika dhe parlamenti, vemjet, skuthët e çdo lloj kategorie që fshihen pas votës së qytetarëve.

Reagimi i plotë i Murrizit

LISTAT E HAPURA QEROJNE NGA POLITIKA DHE PARLAMENTI VEMJET, PARAZITET, SKUTHET DHE ÇDO LLOJ KATEGORIE TE PISTE QE FSHIHET NGA VOTA E QYTETAREVE DUKE HYRE NE MENDERE TE KRYETAREVE

Me vjen shume mire qe shtohen zera per zgjedhjen e deputeteve nga qytetaret dhe jo emerimin e tyre nga kryetaret

Populli thote: me mire vone sesa kurre

Te gjithe individet me kellqe politike, njerez qe takojne qytetare, politikane qe duan demokracine e votes, duan pranojne dhe kerkojne qe ne politike dhe parlamen, te vijne nga vota e qytetareve

Te gjithe servilet, hipokritet, spurdhjaket politik, parazite e vemje pa fytyre, pa pigment pa moral perfaqesues, te peshtire ne ekstrem ne lepirje ndaj çdo kryetari, duan qe te jene perfaqesues, pa perfaqesuar askend

Duan te jene ne parlament pa vota por me jargavitje ndaj kryetarit

Pa kontribut e merite, por me intriga e skuthelliqe

Pa takuar asnje qytetare, por duke i lepire menderen çdo kryetari

Pa bere fushate, por duke u verdallosur si zorraxhi per dreka e darka qyl gjate 45 diteve si lider

Pa patur asnje vote, por duke patur te gjithe cilesite e pista te rraces njerezore

Pa paguar asnje kafe te atyre qe punojne per te ne fushate, por duke paguar qindra minjera euro tek kryetari

E per kete kategori te ndyre politikanesh, qe po i shoh te qajne e qurraviten neper ekrane e port-hale se nuk ka problem sistemi por rustemi, se listat e hapura nuk sjellin ne parlamen “ profesor” “ shkencetar” apo “ intelektual”, me lista te hapura nuk do tua shoh me kurre njeri surratin apatik, sepse nuk ju voton askush

Bile jo pak nga ky soj kur kane kaniduar me pdr, psd, frd, pd, paa me emer, nuk kane mare as votat e familjes

Listat e hapura rrisin demokracine ne parti, ne parlament dhe ne qeveri

Listat e hapura zhdukin perfundimisht minjt politik nga skena politike bajate e Shqiperise./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH