Aktualitet

Ngacmimi i 17-vjeçares, lirohet nga burgu i moshuari nga Saranda

Shkruar nga Liberale
Ngacmimi i 17-vjeçares, lirohet nga burgu i moshuari nga Saranda

Bajram Tusha, 72-vjeç, i akuzuar për përdhunimin e një 17 vjeçareje, nga sot do të jetë në arrest shtëpie.

Gjykata e Sarandës ka zëvendesuar akuzën nga marëdhënie seksuale me të mitur, në ngacmim seksual në të mitur dhe ka zëvendësuar masën e sigurimit per te nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepie”.

Tusha i akuzuar per marrëdhënie seksuale me të mitur, kishte kërkuar zëvendësim e kësaj mase edhe në korrik por nuk i ishte pranuar.

Kujtojmë se Gjykata e Sarandës ka pezulluar gjykimet e çështjeve për shkak të infektimit me COVID të 2 gjyqtarëve dhe 2 sekretareve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH