Aktualitet

Liderja e opozitës në Bjellorusi viziton nesër Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Liderja e opozitës në Bjellorusi viziton nesër

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë nesër Shqipëri. Ajo është tashmë armikja e përbetuar e Lukashenkos dhe regjimit të tij.

Ndërkohë në Shqipëri ajo vjen me ftesë të kryeministrit Rama, i cili vitin e kaluar si kryesues i OSBE ofroi ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, por që Lukashenko e refuzoi në heshtje.

Tsikhanouskaya thotë se do të diskutojë në Shqipëri angazhimin në OSBE për krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Po ashtu gjatë vizitës në Tiranë ajo do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta dhe ministren Elisa Spiropali.

STATUSI NGA SVIATLANA TSIKHANOUSKAYA

Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri nesër, 29 shtator, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH