Aktualitet

"Kriminel lufte...", Vuçiç pritet me protesta në Tiranë

Shkruar nga Liberale
"Kriminel lufte...", Vuçiç pritet me protesta në

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç mbërrin sot në Tiranë në kuadër të punimeve për të ashtuquajturin Mini-Schengenin Ballkanik. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen sot dhe nesër në Tiranë, pas dy takimeve të mëparshme në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka organizuar protesta për ardhjen e Vuçiç, ku kanë shpalosur edhe pankartën me mbishkrimin: “Vuçiç, një kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”.

Kujtojmë që Kosova, e cila u ftua të perfaqesohej në nivel presidencial, ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama, duke thënë se Serbia ende mohon krimet e luftës, e në të tilla kushte nuk mund të ketë bashkëpunim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH