Globi

Ja kush është i përzgjedhur i Trump për të drejtuar bisedimet Kosovë-Serbi

Shkruar nga Liberale
Ja kush është i përzgjedhur i Trump për të drejtuar

Presidenti Trump njoftoi të enjten se ka përzgjedhur si të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin amerikan, Richard A. Grenell.

Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga muaji maj i vitit të kaluar. Ai është ekspert i politikës së jashtme dhe themelues i firmës “Capitol Media Partners”, që ofron konsulencë për çështje të jashtme.

Ambasadori Grenell, ka qenë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm.

Emërimi i tij është mirëpritur edhe nga autoritet kosovare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Hashim Thaçi shkruan se SHBA vazhdon të qëndrojë pranë Kosovës.

E mirëpres emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm”, shkruan Thaçi.

Po ashtu edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se zotohet për një dialog pa kushte.

Mezi pres të punojmë së bashku dhe të zotohemi në një dialog pa kushte për të arritur njohje të ndërsjelltë në kufijtë ekzistues”, shkruan ndër të tjera Haradinaj në Tëitter./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH