Aktualitet

Konferenca e fundit me mediat, Rama: S’do ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët

Shkruar nga Liberale
Konferenca e fundit me mediat, Rama: S’do ketë rritje të

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit që po lëmë pas e nisi fjalën e tij me krizën energjetike, nga e cila mund të goditet edhe vendi ynë.

Kreu i qeverisë theksoi se teksa vendet e tjera të rajonit dhe Europës kanë rritur çmimet, qeveria shqiptare vendosi që të mbrojë konsumatorët familjarë nga kjo rritje.

“Në radhë të parë gëzuar. Me shëndet për të gjithë ju dhe familjarët tuaj. Një falënderim për të gjithë ju për ndjekjen nga afër të aktiviteteve të kësaj godine. Do të ishte e udhës që të ndaleshim në disa pika kyçe. Nga ta nis, mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120.

Por 450 euro megavat është çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur ame tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH