Aktualitet

Kongresmeni amerikan i kërkon informacione për Berishën Blinken-it

Shkruar nga Liberale
Kongresmeni amerikan i kërkon informacione për Berishën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë për shpalljen ‘non grata’ të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ka qenë kongresmeni republikan Lee Zeldin që i ka kërkuar Blinkenit informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës. Ai ka theksuar se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

Ndërkohë Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

Sipas Blinken edhe procedurat për t’i ndaluar hyrjen në vend të Sali Berishës janë zhvilluar në një proces normal, ndërkohë thekson se SHBA vijon të shohë përtej kufijve për ata persona të përfshirë në korrupsion që sfidojnë parimet e demokracisë.

Blinken nga ana tjetër mohon të ketë folur apo komunikuar vetë personalisht me George Soros-in.

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo ishte e papritur ai ka qenë mysafir dhe aleat i George W. Bush gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA, Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për të gjetur se në çfarë afere korruptive është përfshirë Sali Berisha, dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon të gjejë informacion? Pra ku duhet të shkojë një gazetar që të marrë informacion mbi korrupsionin që i referoheni ju?

ANTONY BLINKEN: E para, para se të kalojmë tek media, anëtarët të vijnë në Zyrën e Legjislacionit, dhe ne do të sigurohemi që të merrni informacionin, dhe e dyta, sa i takon medias, ejani në Zyrën e Zëdhënësit të Punëve të Jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, ta ndajmë informacionin me ju.

LEE ZELDIN: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë Berisha?

ANTONY BLINKEN: Jam i sigurt se çdo gazetar mund ta bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në DASH për të marrë çdo informacion që kemi në dispozicion për publikun.

LEE ZELDIN: Për të qartësuar diçka lidhur me mbrojtjen e z.Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me Sorosin?

ANTONY BLINKEN: Unë jo, s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo.

Më 19 maj të këtij viti me anë të një postimi në ‘tweeter’, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti Sali Berisha i ndalohej familjarisht hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Berisha kërkoi nga SHBA prova e fakte nga akuzat e hedhura ng Blinken teksa një ditë më vonë në në konferencë për shtyp ai paralajmëroi se do e padiste për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit në Gjykatën e Korreksionit në Francë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH