Politikë

INTERVISTA E JAVËS/ Alba Alishani: Klasa politike shqiptare është e marrë peng nga axhendat financiare

Shkruar nga Liberale

 

INTERVISTA E JAVËS/ Alba Alishani: Klasa politike shqiptare është

Intervistoi: Reldar Dedaj
 
Alba Alishani ka një eksperiencë të gjatë në media. Drejton një emision mbi aktualitetin në A2 CNN dhe ka intervistuar emrat më të rëndësishëm të politikës shqiptare dhe jo vetëm. Është e drejtpërdrejt dhe s’nguron aspak t’i vendosë pikat mbi “i”, sa herë pyetet për çështje delikate. Ajo iu përgjigj pozitivisht ftesës së medias Liberale për të vizituar redaksinë e saj dhe për të folur mbi aktualitetin politik në vend. Dhe lidhur me këtë, Alishani, ka bindjen se kasta jonë politike, e pa ricikluar, ku nuk ndihet oksigjen e gjak i ri, ka "harruar" të bëjë politikë. Sepse, sipas saj, kjo klasë politike është e lidhur ngushtësisht me interesat personale, që janë shumë më të ngushta nga kostumet që veshin.
 
Liberale.al: Sa kohë pyesni të ftuarit e shumtë se çfarë mendojnë për politikën, qeverisjen, alternativat, përcillni dhe përplasni mendimin e tyre në studio, vlen edhe mendimi juaj. Është kjo arsyeja e ftesës në studion e Liberale. A mund të na thoni se çfarë mendimi keni për klasën politike shqiptare?
 
Henry Kissinger thoshte "...nuk mund të ketë ndonjë krizë javen që vjen. Kalendari im është plot". Në rast se politikat vizionare, që do ta ushqenin mirëqenien e përmirësimin e klimës së jetesës në afatgjatë, do të ishin produkt i politikbërjes, politika jeton relativisht pak ose rrallë kriza! Jo rastësisht zgjodha këtë frazë thënë "shkoqur", por kuptimplotë të diplomatit e politikanit të hollë me origjinë hebreje, Kissinger! Kasta jonë politike, e pa ricikluar, ku nuk ndihet oksigjen e gjak i ri, ka "harruar" të bëjë politikë. Në rreshtat e tyre, nuhas për fatkeqësinë tonë, axhendat skajshmërisht personale, interesat vetanake, më të ngushta se kostumet qëveshin, pengmarrjen nga axhendat financiare dhe shërbimin klanor të rretheve vicioze që përfaqësojnë, nëraste të caktuara për miqësi e në të tjera për "detyrime".

Më duhet të kristalizoj qëndrimin, gjuha ime, intolerante për kastën politike, ka në minorancë, përjashtime nominale, por jo etiketime orientimesh politike. Kam bindje të pathyeshme, që në Shqipërinë e sotme, të qenit i majtë apo i djathtë, i qendrës apo konservator është vetëm pozicionim konfigurativ që i duhet skenës…ndryshe ata nuk bëjnë asnjë diferencë, në ide, përfaqësim apo iniciativa që do të duhet të përfaqësonin,varësisht orientimit që "veshin". Kasta politike shqiptare, ka "gjuhë dhe kod sjellje" në unison të plotë! Mes tyre flitet dhe "mirëkuptohet" njëlloj.

Liberale.al: Ka shumë zëra që thonë se qeveria në mandatin e saj të tretë është e konsumuar, të tjerë pretendojnë se po mbijeton në mungesë të një alternative tjetër. Kjo maxhorancë që gëzon të gjitha pushtetet si po qeveris, në këndvështrimin tuaj?

"Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”,- ka thënë Xhorxh Uashington. Jo rastësisht edhe përgjigjen time të dyte e nisa me një burrë të mençur! Ka "mjete" që dorëzojnë dhe ka reagime që vdesin edhe pa i instrumentalizuar këto mjete. Do të ishte boshe dhe e pavlerë të prisnim "ngopjen" e qeverisjes me pushtet, qoftë edhe në mandatin e tretë e projeksionin për mandatin e katërt, pavarësisht listës së gjatë të motiveve të mundshme, duke e nis me skandalet e korrupsionin e për ta mbyllur me rregullin e pashkruar të rrotacionit ciklik...Me gjasë, as Ëashingtonët e fisshëm të politikave të mëdha, veshtirë e çonin ndërmend dorëheqjen!

Duke e pasur çdo ditë "ndër sy" lodhjen, ezaurimin e tejngopjen me pushtet të pushtetit të gjithëpushtetshëm.Unë do të doja të shihja ndërtim alternativash që arrijnë të mbijetojnë, pa ua blerë freskinë, pa i joshur materialisht pas çdo hapje goje. Alternativa që e bëjnë më të pranueshme dhe të dinjitetshme jetën nesër.Alternativa që zgjojnë reagim! Do të ishte pak, por nevojshme që të trandnin themelet e pushtetit, e ndoshta tështonin në dukje,veklipset që lënë fjetur "opozitat". Kujtoni Kosovën e "pushtetit të vjetër" dhe elektoratit të betonuar të pasluftës dhe përmbysjen e pashoqe që populli e garantoi për "erën e re". Jo kushtimisht për çfarësolli por për "të renë", mesazhin dhe daljen nga komfort zona e politikës dhe elektoratit.

Liberale.al: A besoni se fronti opozitar mund të bashkohet dhe sipas jush a shihni mundësi për t’u shndërruar në një alternativë qeverisëse?
 
Pas dy vitesh, luftë e llojit "sui generis" për një opozitë e cila luftën e vetme do të duhet të kishte mbërthimin e vetes për të ardhur në pushtet, ndjesë por edhe pyetja juaj tashmë më tingëllon e pavlefshme! Tej motiveve pse e tek ndodhi kjo shkërrmoqje e rrallë e opozitës... gishti për të identifikuar fajtorët dhe retorika që ushqehet vetëm me ndërtimin e alibive (dhe në egzistofshin realisht ato) nuk shërben më! Ndërkohë që "motorët e punës" së pushtetit, për shkak të rehatisë, por edhe viteve të sprovës në këtë habitat prej fituesi vetëm sofistikohen dhe opozita është e vetmja sfidë që ata nuk e shohin. Vigjilenca dhe mobiliteti i një opozite tëpashpresë do të duhet të kapnin kurbën maksimale të angazhimit dhe jo të shihnim tek zvarriten si për mëshire dyerve të gjykatave dhe medias! Partitë dhe bashkimet politike, janë vullnete dhe jo letra të dala nga sistemet e drejtësisë.

Liberale.al: Forcat e reja politike, sipas jush, do kenë më shumë shanse që të jenë një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e vitit 2025?

Partitë e reja në habitatin shqiptar nuk kanë treguar të jenë histori suksesi. Në raste të caktuara për shkak tëkushtëzimeve të pandershme të sistemit e në raste të tjera për shkak të pandershmërisë së vet iniciatorëve!Me rrethanat e përvijëzuara për shkak të vakumit të jashtëzakonshëm që ka lënë kompleksiteti në situatën e opozitës, dy janë alternativat e predispozuara për të ndodhur: plotësimi i kësaj vakance me ajër të ri, që do të ishte edhe përgjigje për "urinë" e elektoratit … dhe në mungesë të një reagimi të këtij të fundit, do tëpërkthehet në një "rritje fiktive" të pushtetit aktual..një mbështetje surreale jo numrash por peshe.

Liberale.al: Mbi një dekadë në ekran. Pyetja e fundit konsiston tek retorika e femres shqiptare, në politikë: A ju duket një gjuhë normale?
 
Përgjigjen e kisha në majë të gjuhës kur dëgjova pyetjen tuaj por me një reagim thuajse mllefi. Pyetja qoftë nëpolitikë apo jashtë kësaj sfere nuk do të duhej të ndërtohej mbi parimin e gjinisë! Të qenit femër, veçmas sot,kudo, nuk të jep predominancën e mbijetesës tolerante apo në kushte më të favorshme! Luftohet për mbijetesën në kushte të barabarta profesionalisht e njerëzisht, me cilindo burrë./Liberale.al/
 
 
 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH