Prej disa javësh, aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi nuk janë më bashkë. Për herë të parë, Romeo ka folur për lidhjen e shumëpërfolur me Jonidën dhe tha se tani nuk ka më kthim pas.
I ftuar në emision “Thumb” ai pranoi se është single, pasi është ndarë dhe hodhi poshtë të gjitha thashethemet mbi një lidhje me Fifin apo Sara Kolamin.
Biseda e plotë:
Aulona Musta: Romeo je përfolur për një lidhje që të gjithë e dimë po nuk e themi, a je apo nuk je single? Je ndarë po nuk je ndarë nga lidhja e shumëpërfolur?
Romeo Veshaj: Jam single. Sigurisht që po (jam ndarë).
Aulona Musta: Hoqëm dhe merakun tjetër që nuk je lidhur me Sara Kolamin.
Romeo Veshaj: Sara Kolamin jo, s’ka patur asgjë mes nesh, se njoh as personalisht. Fifin e kam xhan e kam shumë shoqe. Xheisaran jo, nuk më kam ngacmuar, nuk bëj nga këto. Nuk ka asgjë, unë për herë të parë e dëgjova tek emisionin tuaj. Këto janë punët e portaleve. Nëse diçka do ndodhi në jetën timë private do jem i pari që do e shfaq. Ajo tjetra pastaj ishte e dukshme. Nuk e kam mohuar asnjën herë. Heshtja është pohim. Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më.
Fatma Haxhialiu: Keni ngelur miq!
Romeo Veshaj: Po patjeter!
Aulona Musta: E le apo të la?
Romeo Veshaj: Të gjithë kanë faje, nuk e ndajmë fajin.